Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Prof. Dr Jeton SHASIVARI*: Preambula e re e vjetër

by te Sheshi
04/11/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Prof. Dr Jeton SHASIVARI*: Preambula e re e vjetër

Në projekt tekstin e Amendamentit XXXIV për Kushtetutën e RM-së i hartuar dhe propozuar Parlamentit të RM-së nga Qeveria e RM-së, thuhet: “Në Preambulën e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë fjalët “vendimet e KAÇPM-së” zëvendësohen me fjalët “Proklamata nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së”, pas fjalës “vitit” shtohen fjalët “edhe të marrëveshjes kornizë të Ohrit”, ndërsa fshihen fjalët: “vendosën të”.

Në arsyetimin e Qeverisë, mes tjerash, theksohet se, qëllimi i këtij revizioni kushtetues konsiston në implementimin e Marrëveshjes me Greqinë me çka do duhej të mundësohej hyrja e vendit në BE dhe NATO. Prandaj, për të harmonizuar tekstin e Preambulës me Marrëveshjen me Greqinë, në Preambulë kryhen disa ndryshime, me atë që, me rastin e theksimit të traditave shtetërore-juridike, emërtohen dokumentet konkrete të KAÇPM-së, përkatësisht futet Proklamata nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së dhe poashtu, në Preambulë përmendet edhe marrëveshja kornizë e Ohrit, e cila tashmë është ngulitur me amendamentet kushtetuese të v. 2001.

Analiza dhe debati parlamentar dhe publik për këtë projekt Amendament kushtetues, do duhej të fokusohet në pikat kyçe, si vijon:

-Cila është rëndësia e Proklamatës nga mbledhja e parë e KAÇPM-së (Kuvendi Antifashist i Çlirimit Popullor të Maqedonisë) deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së në raport me shqiptarët si dhe me qytetarët e tjerë. Përndryshe në vendimet e KAÇPM-së, si bie fjala, për shembull, në Manifestin nga Mbledhja e Parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas (2 Gusht 1944), shqiptarët vetëm dyherë përmenden edhe atë si “fashistë”, pra, si pjesë e togfjalëshit: “fashistët shqiptaromëdhenj-големоалбанските фашисти” dhe “fashistët shqiptarë-албанските фашисти” dhe, poashtu vetëm njëherë përmenden si: “vëllezër arnautë-браќа арнаути”! Ndërsa, në Proklamatën nga mbledhja e parë e KAÇPM-së deri te populli maqedonas për mbledhjen e mbajtur të KAÇPM-së (që si dokument konkret i KAÇPM-së propozohet të futet në Preambulën e re kushtetuese), në asnjë vend nuk përmenden shqiptarët e as qytetarët e tjerë, por dominojnë shprehjet: “shteti maqedonas”, “populli maqedonas”, “gjuha popullore maqedonase si gjuhë zyrtare”, “patriotët dhe patriotet maqedonase”, etj. Pra, lidhur me këtë Proklamatë të KAÇPM-së, përfaqësuesit shqiptarë në Parlament do vendosin midis heqjes nga Preambula të përmendjes së shqiptarëve si: “fashistë shqiptaromëdhenj”, “fashistë shqiptarë”, “vëllezër arnautë” dhe futjes në Preambulë të një dokumenti konkret të traditës shtetërore-juridike që në asnjë vend nuk i përmend shqiptarët dhe ku dominojnë shprehjet: “shteti maqedonas”, “populli maqedonas”, “gjuha popullore maqedonase si gjuhë zyrtare”, “patriotët dhe patriotet maqedonase”?!

-Nëse me këtë projekt Amendament kushtetues, përmes të përmendurit të marrëveshjes kornizë të Ohrit në Preambulë si traditë shtetërore-juridike, do konsiderohej se, në Kushtetutë futet edhe preambula në variantin origjinal të kësaj marrëveshjeje (Aneksi A), e cila theksonte identitetin qytetar në vend të atij etnik, atëherë a do të thotë kjo se, preambula e re nuk do kufizohet vetëm me komunitetet që përmenden aty, por do të përfshijë edhe komunitetet që nuk përmenden aty, si bie fjala: bullgarët, grekët, kroatët, etj.;

-Nëse me këtë projekt Amendament kushtetues, do konsiderohej se, në Kushtetutë futet edhe preambula në variantin origjinal të marrëveshjes kornizë të Ohrit (Aneksi A), atëherë a do të thotë kjo se, edhe vendimet e KAÇPM-së (të perceptuara nga Greqia si vendime irredentiste që promovojnë agresionin për shkak të thirrjes: “Maqedonas nën Greqi dhe Bullgari, bashkohuni”), në të ardhmen do vazhdojnë të mbeten si traditë shtetërore-juridike meqenëse si të tillë në mënyrë eksplicite theksohen në variantin origjinal të marrëveshjes kornizë të Ohrit (Aneksi A); dhe,

-Në çmasë preambula aktuale kushtetuese, në tërësi do t´i nënshtrohej një procesi të rishikimit serioz kritik, sidomos në aspektin e sendërtimit të funksionit koheziv të saj, meqenëse ajo e mbithekson karakterin etnik të shtetit, duke u nisur nga fakti se, njëri komunitet etnik në veçanti shquhet si etnos (komb), gjë që e forcon bindjen se, pjesëtarët e komuniteteve të tjera etnike janë qytetarë të rendit të dytë. Pra, sa i fuqishëm do të ishte funksioni koheziv i preambulës së re kushtetuese, dhe a do e ketë ajo potencialin e duhur që të shërbejë si një “material lidhëz” për të unifikuar qytetarët e RM-së apo do vazhdohet edhe në të ardhmen me ndarjen e qytetarëve të RM-së, në popull Maqedonas (termi Maqedonas i shkruar me germë të madhe) si dhe në qytetarë që jetojnë brenda kufijve të shtetit, të cilët janë pjesë e popullit shqiptarë, popullit turk, popullit serb, popullit vlleh, popullit romë, popullit boshnjak dhe të tjerët, ku edhe pse preambula aktuale i vendosë qytetarët si element konstitutiv të shtetit, megjithatë, popullin Maqedonas e përkufizon si etnos (komb), ndërkaq, shqiptarët si pakicë nacionale gjë që paraqet një diskriminim të hapur etnik të qytetarëve që juridikisht i përkasin këtij shteti. /tesheshi.com/

*Autori është Profesor i Asociuar i së drejtës kushtetuese dhe administrative në Fakultetin juridik-UEJL-Tetovë

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Itali: Liga po bëhet më e fortë, 5 Yjet më e dobët

Itali: Liga po bëhet më e fortë, 5 Yjet më e dobët

Ish-presidenti austriak: vendim im, tashmë në një grup me Trump dhe Orban

Ish-presidenti austriak: vendim im, tashmë në një grup me Trump dhe Orban

Dëborë pranë Mekës, arabët në rrjete bëjnë “dasëm”

Dëborë pranë Mekës, arabët në rrjete bëjnë “dasëm”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni