Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Ushtria serbe, “detyra” për Bosnjën dhe Kosovën

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Zëdhënësi i Ushtrisë së Pakistanit: Mësimi i paharrueshëm që i dhamë Indisë

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Macron “u gris” shaminë vajzave nën 15 vjeçe

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Gjenocidi ndaj fëmijëve dhe foshnjave të palindura në Gaza

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Ankthet e një vendi europian që ka vrarë e masakruar muslimanë nga “Islami politik”(!)

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Vizioni italian për mbrojtje europiane pa SHBA-në

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

    Kërcënime dhe ndaj Europës: incidenti që shpërfaq Izraelin diabolik

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

METODOLOGJIA/ Anëtarësimet në BE: rregulla të reja, qëllim i vjetër

by te Sheshi
06/02/2020
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
METODOLOGJIA/ Anëtarësimet në BE: rregulla të reja, qëllim i vjetër

Komisioni i BE-se dëshiron ta ketë mirë me të gjithë: Edhe të marrë parasysh kërkesën e Francës për reformimin e zgjerimit, edhe të ruajë perspektivën e anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Franca, Vendet e Ulëta dhe Danimarka e kanë bllokuar hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë që nga tetori i vitit të kaluar. Kjo do të duhej të kishte ndodhur prej kohësh, sepse edhe Komisioni i ri i BE-së vërteton se të dy vendet e Ballkanit Perëndimor janë gati për çeljen e negociatave. Për të lehtësuar bllokadën, Komisioneri i ri i BE-së për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, prezantoi të mërkurën, 5.2.2020, në Bruksel metodologjinë për vendet e ardhshme kandidate. Në thelb, Varhelyi propozon që

–    35 kapitujt e negociatave të përmblidhen në gjashtë grupe tematike. Në këtë mënyrë shpresohet të përshpejtohen negociatat dhe të përmirësohet “kontrolli politik”;

–    vendet anëtare kritike të përfshihen më shumë në verifikimin e kandidatëve: Komisioni i BE-së dhe përfaqësuesit e 27 anëtarëve do të udhëtojnë së bashku në vendet e kandidate  për të kontrolluar rezultatet e reformave. Kështu do të shmangen “surprizat” e mundshme në metrat të fundit, tha Oliver Varhelyi në Bruksel;

–    të ngadalësohen, pezullohen ose edhe ndërpriten  negociatat nëse kandidatët janë më pak të prirur për reforma. Sidomos presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte kërkuar sanksione. Vënia e sanksioneve është e mundshme edhe në metodologjinë aktuale, por ajo praktikohet rrallë;

–     kushtet që duhet të përmbushin kandidatët duhet të bëhen publike, të jenë më të qarta dhe më të detajuara. Sundimi i  ligjit duhet të jetë në fokus në fillim dhe në fund të diskutimeve për secilën nga gjashtë paketat  tematike.

–    negociatat do të  fillojnë përpara samitit në maj.

Komisioneri i zgjerimit e bëri të qartë se ai dëshiron t’i çelë negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt që të ishte e mundur. Në fund të muajit, Komisioni i BE planifikon të paraqesë një progres-raport tjetër pozitiv për  Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të hequr kështu dyshimet e Francës, Danimarkës dhe Hollandës. Dyshime ka edhe në shtetet e tjera anëtare, tha Oliver Varhelyi në Bruksel. “Vetëm se askush nuk dëshiron ta thotë publikisht për momentin.” Sidoqoftë, ai tha se ishte optimist se të dy vendeve,  Maqedonisë së Veriut dhe  Shqipërisë, do t’u caktohej një datë për çeljen e negociatave para samitit special për strategjinë e zgjerimit në Zagreb, në fillim të majit.

Serbia dhe Mali i Zi mund të zgjedhin

Rastësisht, metoda e re e negociatave, e cila tani duhet të miratohet nga 27 vendet anëtare, nuk duhet të zbatohet në diskutimet tashmë të ngadalta me Serbinë, Malin e Zi dhe Turqinë. „Nuk mund t‘i ndryshojmë rregullat në mes të lojës,” tha Oliver Varhelyi. Sidoqoftë, Mali i oliverVarhelyZi dhe Serbia do të kenë mundësi të zgjedhin në se dëshirojnë të përdorin metodën e re.  Bisedimet me Turqinë, të cilat kanë vazhduar që nga 2005, tashmë janë në pritje për shkak të konflikteve të ndryshme me BE.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov, po shpreson për një vendim të BE para zgjedhjeve në vendin e tij në prill. Komisioneri i BE-së për Zgjerimin Oliver Varhelyi pranoi se shtetet e BE-së gjithashtu janë të detyruara të mbajnë premtimet nëse Ballkani i përmbush të gjitha kërkesat. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dëshiron një proces me më shumë qartësi dhe drejtësi. Kritika dhe dëshira e presidentit francez Macron për reformë mund të “frymëzojë jetën e re në një proces mjaft pengesash”.

Perspektiva për Kosovën dhe Bosnjën

Edhe  Kosovës, e cila nuk njihet nga të gjitha vendet e BE-së, dhe Bosnje-Hercegovinës, struktura shtetërore e së cilës është e dobët, duhet t’u ruhet  perspektiva e tyre për anëtarësim, tha komisioneri i zgjerimit Varhelyi. “Një perspektivë e besueshme anëtarësimi  është çelësi për stabilitetin politik dhe zhvillimin në rajonin tonë,” tha Varhelyi.

Se a do të pranojë Franca tani të çelen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kjo mbetet për t‘u parë. Një diplomat i BE-së  tha në Bruksel se, në parim, kriteret dhe procedurat e pranimit kishin ndryshuar pak. “Ka ndryshuar fasada, por substanca ka mbetur e njëjtë. Franca tani e mori atë që donte dhe duhet të bëjë lëshime”. /DW/

Related Posts

Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it
Lindja e Mesme

Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

23/05/2025
A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!
Analizë

A po nisi kthjellimi i Perëndimit ndaj Izraelit, pjellës së vet?!

23/05/2025
Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!
Ballkani

Denoncim nga vetë serbët: Gjenocidi në Srebrenicë, krimi më i mohuar në Serbi!

23/05/2025
Next Post
KËSHILLA/ Haradinaj, letër Albin Kurtit: bashkë kundër Serbisë, ja pse s’duhet ta heqësh taksën

KËSHILLA/ Haradinaj, letër Albin Kurtit: bashkë kundër Serbisë, ja pse s'duhet ta heqësh taksën

Meta me Pompeon, “vetëshpallet” garant i harmonisë fetare mes shqiptarëve

Meta me Pompeon, "vetëshpallet" garant i harmonisë fetare mes shqiptarëve

“Djalli kinez”: rriten vdekjet dhe infektimet ditore, ende asnjë ilaç në horizont

"Djalli kinez": rriten vdekjet dhe infektimet ditore, ende asnjë ilaç në horizont

TË FUNDIT

  • Të fundit
Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

Analizë: Ushqimi pa arsye i shtrenjtë, veçanërisht në Ballkan

23/05/2025
Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

Një unazë ari 2,300-vjeçare e zbuluar në Jerusalem: gratë e varrosën atë para se të martoheshin

23/05/2025
Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

Si Trump po e shndërron Zyrën Ovale në një “fushë minash” për udhëheqësit e huaj

23/05/2025
Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

Izrael: deputeti arabo-izraelit u tërhoq zvarrë nga podiumi i Knesset-it

23/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni