Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Metamorfoza e pangjashme e futbollit shqiptar: kush ishin deri dje Kukësi e Skënderbeu…

by te Sheshi
22/04/2018
in Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
Metamorfoza e pangjashme e futbollit shqiptar: kush ishin deri dje Kukësi e Skënderbeu…

Deri para 25 vitesh, askush nuk mund ta imagjonte se ekipi i futbollit të Kukësit do dilte kampion e do qëndronte në krye të klasfikimit duke qenë një ankth për big-ët tradicionalë.

Me një emër proletar pa pikë lidhje me atë çfarë ofron Kukësi historikisht e gjeografikisht – Përparimi – futbolli i qytetit verior do endej tradicionalisht në kategorinë e tyre, ku sfidat më të mëdha i kishte në rrafshin rajonal, të mundte rivalë si 31 Korrikun e Burrelit apo Korabin e Peshkopisë, të cilët nga ana e tyre pretendonin kategorinë e parë. Gjithnjë duke iu referuar viteve ’80. Me futbollistë cilësorë si Sinani, Gërxhaliu apo më vonë Domi, Përparimi i Kukësit mbetej ndër më modestët e kategorisë së dytë.

Ndryshe ishte Skënderbeu. Edhe pse një ekip që njëherë në tre vjet rrezikonte të binte nga e para në të dytën, e ku një në katër binte realisht, mbetej ndër ekipet më simpatike të futbollit shqiptar. Me emra si Todi Vaso, Statobërdha, Xhambazi, Dembo, vëllezërit Kërçiç e porteri Jani Kaçi, edhe pse nuk qe ekip elitë, kishte gjithsesi një emër në futbollin shqiptar.

Nga ana tjetër, askush nuk e kish imagjinuar se big-ët e asaj kohe, 17 Nëntori (sot Tirana), Partizani, Dinamo, Vllaznia, Flamurtari apo Lokomotiva, (sot Teuta) do ishin nën takat e modestëve apo të panjohurve të deridjeshëm.

Eshtë rasti këtu të kujtojmë se nga elita e futbollit ka dalë Elbasani (Labinoti i djeshëm), që në mesin e viteve ’80, kur treshja kryeqytetase bënte ligjin, e ndjekur nga Flamurtari e Vllaznia, ekipi i emrave si Tafani e Gogunja do dilte kampion.

Ka humbur gjithashtu Tomori i Beratit që nxirrte emra si Mile, Kovaçi, Karkanjozi e Kokalari.

Ka ruajtur një ekuilibër Luftëtari i Gjirokastrës, që ato vite do nxirrte treshen shkatërruese Boni-Braho-Kalluci, por ndërsa ekipe në nivelin e saj nuk kanë pësuar tronditje të mëdha, po vuajnë këto vite nxjerrje emrash, siç ka qenë traditë në historinë e tyre: Lokomotiva (Teuta sot), e vëllezërve Ballgjini, Hados apo portierit Maliqati, apo Flamurtari i yjeve si Vasil Ruci, Sokol Kushta, Rrapo Taho, Alfred Ferko etj.

Ndryshe tyre, Vllaznia e emrave të mëdhenj si Ragami, Vukatana, Zmijani, Dedja, porteri Dani, Kepaj e Barbullushi, edhe pse prej vitesh nuk shkëlqen si ekip, talente vijon të nxjerrë parreshtur.

I mungon elitës së sotme dhe Besa e Kavajës. Në të njëjtin nivel me Skënderbeun e Korçës atëkohë, ajo nxorri emra të mëdhenj si Pagria, Kuriu apo Bajaziti. Deri para pak vitesh, ajo së bashku me Dinamon i jepte tonin futbollit shqiptar, ku më pas që të dyja nisën rënien e madhe, për t’u pasuar nga Tirana.

E ndërsa Partizani pas vitesh në krizë së paku ka zënë një vend në Superiore, ende larg pretendimeve për titull, dy ekipet e tjera kryeqytetase ende lëngojnë. Mungon gjithashtu dhe Apolonia e Kujtim Majacit, që identifikohej ato vite me këtë emër që ishte makineri golash.

Është e tepërt të përmendësh se ç’emra kanë patur ato dikur, se ç’lojë dhuronin, aq sa ndoshta nuk gjendet rast i dytë, së paku në Europë, ku futbolli i një vendi të ketë pësuar një metamorfozë të tillë ku shumëçka nga e djeshmja është kthyer kokëposhtë.

Përgatiti: Ermir Hoxha – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Next Post
Nikaragua: gazetari vritet në transmetim live, Papa bën thirrje për ndaljen e gjakderdhjes (video)

Nikaragua: gazetari vritet në transmetim live, Papa bën thirrje për ndaljen e gjakderdhjes (video)

Nxënës dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

Nxënës dërgoi në shkollë një vizatim, kur e panë mësuesit menjëherë i telefonuan policisë

20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: nga protestat në Gaza te mjelma me fole “plastike”

20 fotografitë e javës nga “The Guardian”: nga protestat në Gaza te mjelma me fole “plastike”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni