Në daljen e tij para medias për të shpallur se do dekretojë zgjedhjet e pjesshme lokale, Meta komentoi atë çfarë ndodhi të shtunën e 8 janarit në selinë e PD-së, ku shfaqi respekt për rojën e selisë.
“Zhvillimet e 8 janarit sollën edhe ndonjë shembull pozitiv që bën thirrje për reflektim si dorëheqja e rojës së selisë së PD për të mos qenë dëshmitar i dhunës. Uroj që të gjithë të ngrihen në nivelin e përgjegjshmërisë së tij”, duke aluduar se të njëjtën gjë duhet të bënte dhe Bashë, tashmë armik i tij.
Kjo u dallua nga një frazë me spec e tij, ku mes rreshtash i bën thirrje Berishës të mos e ndërpresë atë që ka nisur, qoftë dhe me dhunë.
“Kush shpall revolucion duhet ta drejtojë atë gjithnjë(Berisha), sepse revolucioni mund të bëjë edhe gabime“, tha Meta. /tesheshi.com/