Presidenti Ilir Meta priti në një takim Ali Ahmetin, kryetar i BDI. Meta vlerësoi kontributin e kësaj partie në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e axhendës së saj evropiane.
Presidenti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjelltë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euro-atlantik të vendit.
Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës evropiane të rajonit. /tesheshi.com/