Presidenti Meta, në pozitën tashmë të njohur të “kryeopozitarit në luftë” me qeverinë, e akuzoi pikërisht këtë të fundit për atë çfarë ndodhi së fundi në Kakavijë.
Sipas kreut të shtetit, qeveria ka përgjegjësi në drejtim të informimit të qytetarëve.
“Situata në Kakavijë ka të bëjë me përgjegjësitë e paushtruara në kohë nga qeveria. Është përgjegjësia e qeverisë të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë informacioni iu është dhënë qytetarëve që udhëtojnë jashtë vendit?
A ka patur një njoftim zyrtar nga MEPJ për numrin e qytetarëve që lejohen? Një qeveri e përgjegjshme i parandalon situata të tilla. Situata të tilla rrezikojnë shëndetin e mijëra qytetarëve.
Asnjë nuk i informoi qytetarët për kushtet që duheshin për të hyrë në Greqi”, pretendoi Meta.
“Si presidenti kam bërë çdo përpjekje për të bashkëpunuar me qeverinë dhe çdo institucion që kjo sfidë e madhe të ketë sa më pak kosto”, theksoi Meta. /tesheshi.com/