Presidenti Meta ka pozuar me një prej grave më problematike të para një viti, presidenten e Mianmarit Aung San Suu Kyi, të akuzuar për masakrat ndaj popullsisë muslimane Rohinga.
“Ishte kënaqësi të takoja sot Nobelisten e Paqes të mirënjohur, Aung San Suu Kyi, zonjë e jashtëzakonshme dhe shembull frymëzimi për demokraci në mbarë botën!”, shkruan Meta në përcjellë të fotos me të në krah, duke shpërfillur kështu kritikat e forta në adresë të saj nga mbarë globi.
Meta gjendet në Japoni, aty ku ka marrë pjesë në ceremoninë e fronëzimit të perandorit të ri japonez, gjë që e ka pikëtakuar me lideren e Mianmarit. /tesheshi.com/