Presidenti Meta është riaktivizuar me qëndrimet e tij ndaj datave zgjedhore, duke sulmuar 30 Qershorin e mbrojtur 13 Tetorin e tij. Edhe pse të parën e njohu faktori ndërkombëtar, kreu i shtetit, gjatë një interviste për median italiane, i ka quajtur votimet e atëditshme si të pavlera në shumë aspekte.
“Zgjedhjet e qershorit nuk ishin as Kushtetuese, as ligjore dhe as legjitime. Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të kontestojë dekretin e Presidentit dhe është për të ardhur keq që veprimtaria e tij (presidentit) pezullohet nga vullneti i Ramës”, ka thënë Meta për “Il Giornale”.
Ai sërish mbrojti tezën se shtyrja e datës së zgjedhjeve lokale, shmangu një konflkt civil me natyrë politike.
“Nëse nuk do të kisha nxjerrë dekretin për të shtyrë zgjedhjet më 13 tetor, që është një datë jo rastësore sepse procesi i pranimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE do diskutohet më 18 tetor, përplasja mes dy fraksioneve politike do të kishte qenë e pashmangshme”, ktha Meta. /tesheshi.com/