Presidenti Meta e nkisi ditën me një tjetër mesazh “gjuhëlëshuar” ndaj shefit të qeverisë, shoqëruar dhe me përbetime përkatëse.
“Bën mirë të reflektojë dhe të respektojë 5 qershorin se përndryshe në 25 prill do të ketë jo vetëm një President ‘të shkalluar’, por edhe tre milionë shqiptarë ‘të shkalluar’ që do shkallmojnë me votë dhe çdo mjet legjitim ëndrrat e tij për të blerë e trembur popullin shqiptar …”, shkroi ndër të tjera Meta.
Rama iu përgjigj qetësisht duke thënë se “5 qershori është respektuar. 30 qershori është respektuar dhe nuk ka asgjë më për të thënë dhe s’ka kohë për të humbur. Presidenti bën mirë ta firmosë ose ta ktheje sa më parë. Pasi nuk ma më kohë për implementimin”, tha Rama. /tesheshi.com/