Në kulmin e debatit mbi “anti-shpifjen”, presidenti Meta ka zgjedhur të publikojë videon e dytë kundër kreut të KED-it Ardian Dvorani.
Sipas tij, disa nga pyetjet e videos së parë, marrin përgjigje te kjo e dyta.
Të dashur qytetarë,
Në vijim të spotit të parë, sot autorizova publikimin e spotit të dytë zyrtar në mbrojtje të Kushtetutës dhe integritetit të Gjykatës Kushtetuese.
Disa nga pyetjet që lidhen me spotin e parë, marrin një sqarim shterues përmes këtij spoti të dytë që po ndaj me ju”, shkruan Presidenti i Republikës, në betejën e tij me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. /tesheshi.com/
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/802746376815861/?t=3