Ka qenë tejet i vonuar një ngushëllim i shprehur nga Meta për ish-njeriun e partisë së tij ekzekutuar sot në Elbasan nga truproja e Gazmend Bardhit.
“I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve. Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.
Policia e Shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim”, shkruan Meta për ekzekutimin e Pjerin Xhuvanit, ish-eksponent i LSI në Elbasan.
Ky ngushëllim kortezial, i cili nuk e ka brenda dënimit e aktit, ndonëse vrasja është e qartë mbi motivet e saj politike, vjen gati 7 orë pas ngjarjes. /tesheshi.com/