Presidenti Meta u shfaq herët në mëngjes të Spitali i Traumës, dukeu interesuar për pasojat në njerëz nga tërmeti i rëndë i mesnatës. Pikërisht aty, këto orë po ka një dyndje të të lënduarve që llogaritet të jenë me dhjetëra.
Kreu i shtetit, në komentet e tij, iu kthye dhe njëherë një paralajmërimi të para tre muajve, duke u ndjerë dhe “triumfator politik” ndaj asaj asaj që u përtall nga kundërshtarët si dhe nga një pjesë e opinionit.
“E kam paralajmëruar prej kohësh rrezikun e goditjes së Shqipërisë nga tërmetet”, tha Meta, duke i qëndruar kësisoj, si në raste të vendimmarrjeve politike, asaj që ai nuk gabon. “E gjithë Shqipëria është tronditur rëndë”, shtoi kreu i shtetit. /tesheshi.com/