Emiljano Aleksi, këshilltari i Kryetarit të Kuvendit, shkruan në faqen e tij në Facebook, se “Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u nis sot per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te marre pjese ne Forumin Parlamentar te Inteligjences dhe Sigurise, i cili zhvillohet ne Kongresin Amerikan. Z. META shkon me ftese te Kryetarit te Taskforces se Kongresit per Terrorizmin dhe Luften Jo-Konvencionale.
Gjate kesaj vizite, Kryetari i Kuvendit do te zhvilloje dhe nje seri takimesh te tjera”.
P.S Për një sqarim: Armë konvencionale quhen kryesisht ata që kanë municione jo shfarosëse për të tretët, por për atë që godet predha. Për shembull: plumbi, predha e artilerisë apo aviacionit apo marinës që nuk përmban lëndë që përhapen për të tjerët si: napalmi, armët kimike dhe biologjike…
/tesheshi.com/