Presidenti Meta ka bërë publike një dhuratë që ai ka marrë nga Myftiu i Shkodrës gjatë një vizite në qytetin verior, në kuadër të Muajit të Ramazanit.
“Shumë i lumtur që në këtë vit jubilar të 30-vjetorit të rikthimit të lirisë fetare, të merrja dje dhuratë një foto nga rihapja në 16 nëntor 1990, të Xhamisë së Plumbit në Shkodër.
2169 faltore, pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit u shkatërruan nga barbaria e diktaturës komuniste. Dhjetra klerikë u martirizuan, u burgosën dhe u internuan.
Por siç me të drejtë thotë edhe Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari: ‘Gurët dhe muret i shembën, por shpirtrat jo'”, shkroi kreu i shtetit.
Kujtojmë se Myftiu Sytari lëshon heraherës deklarime të ithta ndaj politikës së majtë, duke i kujtuardhe atribuuar asaj, siç mendon kleriku i njohur, trashëgiminë e një regjimi që ndaloi jetën fetare.
Meta nga ana tjetër nuk është njohur kurrë për sentimente fetare në protagonizmin e tij publik, duke qenë dhe kjo një risi e kohëve të fundit në përballjen e ashpër me si me qeverisjen e mazhorancës e si me Ramën nominalisht.
Pos kësaj, vjen gjithashtu nga e majta, ku gjysmën e karrierës e ka në PS. Edhe si produkt social është tërësisht i majtë, pas nuk trashëgon asgjë të djathtë në historikun apo tabanin familjar. /tesheshi.com/