Presidenti Meta e ka quajtur institucionin e Presidencës me ë në krye, si nëj kështjellë të pamposhtur, nënkupto, nga mazhoranca. Orë pasi ka lenë pas një llogaridhënie në komisionin hetimor parlamentar ndaj tij, ai shkruan:
“Shumë i lumtur që m’u dha sot mundësia të kthehem në Parlament pas një mungese gati dy vjeçare, për të rikonfirmuar edhe njëherë se deri në 24 korrik 2022, Institucioni i Presidentit do të jetë një kështjellë e pamposhtur në mbrojtje të Kushtetutës, demokracisë, pluralizmit, interesit kombëtar dhe atij publik, me qëllimin e vetëm anëtarësimin e shpejtë dhe pa vonesa të Shqipërisë në Bashkimin Europian”.
Siç mund të vihet re pra, Meta përcjell mesazhin, me tone luftarake, se ai nuk do mund të shkarkohet nga mazhoranca. /tesheshi.com/