Presidenti Meta u shpreh për herë të parë mbi paketën “Anti-KÇK” të qeverisë, duke shfaqur rezervat e tij, të ngjashme me ato të opozitës, ku aludohet për mbivevendosje instancash ligjzbatuese.
“Lufta kundër krimit është një kërkesë e vjetër. Kjo është një luftë që zhvillohet çdo ditë, jo me fushata.
Mendimi im ishte se i gjithë legjislacioni ka qenë aty, askush nuk e pengon që të ngrejnë Task-Forca të vazhdueshme.
Por kur bëhet ndërhyrje në legjislacion, ato duhet të jetë të mirëmenduara. Nuk duhet të bëhen mbivendosje. Sepse nuk i shërbejnë forcimit të ligjit”, tha Meta në një intervistë për VOA-n.
Sipas tij, te “Anti-KÇJ”-ja ka dhe ndërhyrje në drejtësi.
“Ajo që mund të bëhet është shembulli i gjithë politikanëve, nga presidenti i Republikës, nga kryeministri, në respektimin e Kushtetutës, në mosndërhyrje në çështje të drejtësisë.
Çdo përpjekje që kërkon të shtyjë dhe të vërë në tryseni institucionet e reja të drejtësisë, të cilat janë krijuar në klimë të polarizuar, si shërben forcimit ligjor, ndaj duhet të reflektojmë që të rivendosim qetësinë”, tha kreu i shtetit. /tesheshi.com/