Presidenti Meta ka përdorur kartën e Kosovës si një mënyrë për të goditur Ramën, duke iu referuar dorëheqjes së Haradinajt e shkuarjes së vendit në zgjedhje të parakoshme. Ndonëse zhvillimet në dy hapësirat politike nuk kanë ngjashmëri, kreu i shtetit sheh ngjashmëri te mënyra e zgjidhjes.
“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, deklaroi Meta.
Këtë qëndrim ai e shprehu pas takimit me zv/kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, deputeten gjermane Katja Leikert.
” Falenderoj angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike në Shqipëri” , është shprehur Meta. /tesheshi.com/