Nën një tension të vazhdueshëm politik karshi mazhorancvës, presidenti Meta paralajmëroi “kërcënueshëm” deputetet në Kuvend që të mos e jepnin votën e tyre pro ndryshimeve në Kodin Zgjedhor sipas variantit të PS-së. Në gjykimin e tij, kjo është kundër 5 Qershorit, e kësisoj kundër integrimit.
“Ai që ngre dorën për të prekur 5 Qershorin, ai ngre dorën kundër integrimit të vendit. Unë dëshiroj që të mos e bëjë.
Kushdo që do ngre dorën, duhet ta dijë që përgjegjësinë e ka individuale, morale , do i publikojmë emrat se kush janë ata që duan të kthejnë Shqipërinë 30 vite pas për të mbyllur.
Ne jemi vonuar nga lidershipi për procesin e integrimit pasi lidershipi e ka përdorur për të marrë fonde nga BE dhe jo për të realizuar reforma.
Vetëm duke bërë zgjedhje të lira e demokratike ne hapim negociatat dhe japim shembuj që duhet bërë çdo gjë për të ardhmen europiane”, tha Meta, e këto me në krah kreun e presidencës boshnjake, Shefik Xhaferoviç . /tesheshi.com/