Pasi u përfshi në të ashtuquajturin “Trekëmdësh Bermude” nga Basha, Meta ka reaguar më së fundi ndaj njeriut që, siç ka thënë dikur, “gënjen dhe për orën.
Kreu i shtetit ka thyer heshtjen në lidhje me zhvillimet e fundit në kampin blu, duke iu kthyer pikërisht Bashës.
Sipas Metës, ka një një “katërkëndëshës” të Bashës, shumë të rëndë në politikën e viteve të fundit.
“Problemi është katërkëndëshi i përgjegjësive madhore të Lulzim Bashës; Bojkoti i reformës territoriale, bojkoti i reformës në drejtësi, djegia e mandateve dhe zerimi i pushtetit vendor”, tha Meta. /tesheshi.com/