Ndryshe nga Berisha, Meta ka shkuar në SPAK, thirrur për t’u pyetur lidhur me aferën e përfolur CEZ-DIA.
“Jam thirrur për telenovelën CEZ-DIA, është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë, që është rihapur për rastin konkret në dhjetor 2019 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë për shpifje dhe një herë për dhunë në familje”, tha Meta.
Kujtojmë se kjo dosje i takon epokës së qeverisjes Berisha-Meta, pa patur ende një verdikt përfundimtar mbi të nga ana e drejtësisë. /tesheshi.com/