“Shqipëria dhe Kosova, kanë bërë arritje falë ndihmës së pazëvendësueshme të diasporës.” Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta në natën përmbyllëse të Samitit treditor të Diasporës të mbajtur në vend.
I pranishëm në Pallatin e Kongreseve, Kreu i Kuvendit Meta, tha se arritjet e deritanishme të dy shteteve shqiptare, janë një sukses për të gjithë shqiptarët anembanë botës, dhe një shpresë se duke punuar së bashku mund të arrijmë suksese të mëtejshme.
Megjithatë, kryeparlamentari theksoi se këto arritje nuk do të ishin të mundura, pa ndihmën dhe përkrahjen e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë anembanë botës.
Meta nënvizoi se shqiptarët e diasporës janë edhe ambasadorët e përhershëm të Shqipërisë dhe Kosovës kudo jashtë atdheut./tesheshi.com/