Presidenti Meta, në pak fjalë ka kumtuar atë ëfarë u konkludua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirrur prej tij, të cilën shefi i qeverisë e respektoi me pjesëmarrje.
Mes tyre është rënë dakort që e gjitha çfarë ka ndodhur, s’mund të kalojë pa hetime.
“Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.
E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.
Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”, shkruan kreu i shtetit. /tesheshi.com/