Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim presidentin Meta.
Ata të dy njihen si miq të afërt. Këtë e kanë përcjellë dhe nga fakti që kanë folur, ose më saktë atë qe e kanë përcjellë në publik, si të jenë në kulme pushtetit, ndërkohë që të dy janë në rënie. Meta, nëse s’shkarkohet, do jetë dhe 6 muaj në Presidencë, ndërsa Haradinaj pak gjasë ka të rikthehet në pozita ekzekutive, pasi dhe trëguesit elektoralë në AAK-së së tij janë në rënie të vazhdueshme.
“Sot me bashkëpunëtorë e prita në takim të përzemërt, Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
Folëm hapur për projektet e përbashkëta me interes të dy vendeve tona dhe kërkova mbështetjen e Presidentit për linjën hekurudhore që do ta lidhte Prishtinën dhe Durrësin, krijimin e një sistemi të përbashkët mbrojtës për ndihmë të ndërsjellë në situata të jashtëzakonshme e emergjente si dhe krijimin e lehtësirave për të mundësuar shtetësinë shqiptare për të gjithë shqiptarët kudo që janë.
Njëkohësisht shfrytëzova rastin që Presidentit Meta dhe Popullit Shqiptar tu uroj Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë”, njofton Haradinaj. /tesheshi.com/