Edi Rama ka braktisur negociatat për reformën në drejtësi, dhe ka shkuar në sallën e Kuvendit menjëherë pas largimit të Ilir Metës
Kreu i Kuvendit ndodhet në zyrën e tij në kryesi ku po zhvillohet një takim mes ambasadorëve të SHBA-së dhe BE-së si dhe kreut të PD-së dhe atij të LSI-së.
Meta deklaroi përpara takimit se votat e LSI-së janë “pro” reformës, por tha që do të largohet nga drejtimi i Kuvendit nëse drafti kalon pa konsensusin e PD-së.
Situata është tejet komplikuar, pasi përflitet dhe për skema që do të çonin në rrëzimin e qeverisë. /tesheshi.com/