Presidenti Meta e ka përjetuar fort si diçka ngazëlluese vdekjen e pretenduar te kreut të ISIL-it, Al-Baghdadit. Kreu i shtetit shqiptar është rreshtuar krah homologut Tramp, në qëndrimet e këtij të fundit, për një fitore me këtë vdekje.
Duke postuar deklaratën e kreut të Shtëpisë së Bardhë, kreu i pfresidencës shqiptare shkruan se “ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”. /tesheshi.com/