Në më të fundit “deklaratë lufte” me qeverinë, Meta pretendoi se qeveria ka rënë, ngjashëm siç deklamonte Basha në fund të çdo proteste gjatë muajve të pranverës 2019.
“Qeveria është rrëzuar prej kohësh, po ju ose nuk e shikoni ose nuk doni”, u tha Meta gazetarëve gjatë një qëndrimi në Shkodër.
Por, në betejën e tij të ashpër me Ramën, ai futi në përdorim dhe kartën kosovare.
“Pse hodhën në gjyq kryeministrin e Kosovës? Kush ua kërkoi? Dhe pasi e hodhën në gjyq, pse tërhiqen nga gjyqi? Është e qartë se aty do provoheshin përpjekjet për ndarjen e Kosovës”, tha njeriu në krye të presidencës shqiptare. /tesheshi.com/