Nëse Katalonja do të fitojë pavarësinë, Lionel Messi ikën nga Barcelona dhe është lojtar i lirë. Këtë lajm kanë përcjellë me bujë mediat në Spanjë, të cilat shkruajnë se për argjentinasin, klubi “i ri” nuk do të paguajë asnjë lek.
Sipas “El Mundo”, diçka e tillë është përfshirë edhe në kontratën e saponënshkruar nga Messi. Edhe pse mund të duket e pamundur, pasi Spanja nuk e njeh pavarësinë e krahinës, kurrë mos thuaj kurrë.
Nëse ndodh, Barcelona del nga La Liga dhe luan në kampionatin rajonal që mund të krijohet. Dicka e tillë nënkupton largimin e të gjithë yjeve, i pari mes të cilëve do të jetë “Pleshti” me numër 10.
Madje, sipas prestigjozes “El Mundo”, në kontratë thuhet edhe që klubi i ri nuk duhet të paguajë asnjë klauzol, por ta blerë Messin, si lojtar të lirë. /tesheshi.com/