Kryeministrit Rama i ka mbërritur dhe e para mbështetje lidhur me deklarimin e tij për futjen e lëndës së besimit në shkolla.
Dhe çuditërisht, ajo i ka ardhur nga përfaqsuesi i një vendi flamurtar i laiçizmit, Franca.
Ka qënë pikërisht ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi ai që ka shprehur dakortësinë e tij me propozimin e Ramës.
“Nxënësve nuk do iu imponohet feja, por do iu jepet dije mbi fenë”, tha ai duke e quajtur këtë si një domosdoshmëri dhe për vetë situatën globale ku keqkuptimet dhe paragjykimet mbi fenë janë të mëdha.
Fitoussi tha se këtë praktikë e ka dhe Franca. /tesheshi.com/