“Sokol Olldashi do ishte një lider i vërtetë i PD-së”, tha ish-deputetja demokrate, sot e PDIU-së, Mesila Doda.
E ftuar në Vila 24, Doda është përpjekur t’i shmanget opinioneve politike, edhe për shkak të protestës, siç ajo e vuri në dukje në një moment, por që gjithsesi i shprehu disa objeksione të saj në lidhje me të kaluarën e afërt në PD.
Pasi vlerësoi se Olldashi do ishte një lideri i vërtetë pas dorëhqejes së Berishës, me keqardhje pasi ai nuk jeton tashmë, znj. Doda tha se “pastaj, se çfarë eksperimentesh mund të bëhen rrugës, koha më pas do e shfaq vlerën e tyre”, duke aluduar në zgjedhjen e Bashës për të drejtuar PD-në.
“Nuk mund t’i thoja derrit-dajë”, tha Doda në një moment duke folur mbi padakortësitë e saj me lidershipin e ri të PD-së. /tesheshi.com/