Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Senatori Murphy: Zbatimi i marrëveshjes evropiane, interes për dy vendet

by te Sheshi
01/04/2023
in Diplomaci, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Mesazhi më i fundit amerikan për Kosovën dhe Serbinë

Zbatimi i marrëveshjes evropiane për normalizimin e marrëdhënieve, me detyrimin për të formuar një komunitet të komunave serbe, është në interesin më të mirë të Serbisë dhe Kosovës, dhe ata vendosin për të, ndërsa SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian vetëm mund t’i inkurajojnë, tha Chris Murphy, senator amerikan nga Connecticut.

Murphy, i cili është gjithashtu anëtar i Komisionit të Politikës së Jashtme të Senatit, theksoi në një intervistë për Zërin e Amerikës se propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve është një marrëveshje shumë e rëndësishme dhe se paqja në Ballkan “nuk mund të merret si e mirëqenë”.

Ai shtoi se ka kaluar shumë kohë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe se beson se të dy “ndërmorën hapa shumë të rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve”.

Murphy tha se udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës janë përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes dhe se nuk ka asgjë të rëndësishme që Evropa dhe SHBA mund të bëjnë, përveçse t’i “inkurajojnë” dhe të theksojnë se do të jetë e vështirë të anëtarësohen në strukturat euro-atlantike deri në zgjidhjen e marrëdhënieve mes tyre dhe tejkalimin e mosmarrëveshjeve.

Senatori amerikan tha se nuk mendon se Uashingtoni do të imponojë pasoja në rast të mosrespektimit të marrëveshjes dhe se është në interesin më të mirë të Serbisë dhe Kosovës që të zbatohet marrëveshja.

Duke komentuar qëndrimin e Serbisë se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe nuk do ta lejojë që të bëhet anëtare e Kombeve të Bashkuara, ai tha se është e nevojshme të vazhdohet “hap pas hapi”.

“Unë e kuptoj që liderët politikë ndonjëherë duhet të pozicionohen në një mënyrë të caktuar, por fakti që u arrit kjo marrëveshje tregon se Vuçiç dhe Kurti, të cilët kanë elektorat të madh që nuk duan pajtimin mes dy vendeve, janë të gatshëm të rrezikojnë për të bërë gjënë e duhur për të promovuar paqen. Pra, le të shkojmë hap pas hapi. Ka shumë gjëra në Ballkan që liderët thanë se nuk do të ndodhin kurrë, por në fund ndodhën”, tha ai.

Senatori amerikan foli edhe për rezistencën e Kosovës ndaj formimit të komunitetit të komunave serbe dhe tha se për këtë ka biseduar disa herë me Kurtin dhe ka theksuar se është obligim i Brukselit që Prishtina duhet ta respektojë dhe se “i vjen mirë që është pjesë e kësaj marrëveshjeje”.

Sanksionet kundër Rusisë

Murphy komentoi marrëdhëniet midis Beogradit dhe Moskës dhe tha se “është joreale të besohet se Serbia do t’i shkëpusë plotësisht lidhjet kulturore dhe ekonomike me Rusinë dhe as nuk duhet të pritet prej tyre”.

 Megjithatë, ai shtoi se Serbia duhet të vendosë kur bëhet fjalë për luftën në Ukrainë dhe se duhet t’i bashkohet Evropës dhe SHBA-së në zbatimin e sanksioneve kundër Moskës, gjë që do të dërgonte një “mesazh unik se ky akt brutal agresioni duhet të mos tolerohet”.

Murphy konkludoi se do të jetë shumë e vështirë për Serbinë të ketë një të ardhme evropiane, nëse ajo i kundërvihet qëllimit më të rëndësishëm të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, që është, siç theksoi ai, mbështetja e pakushtëzuar për Ukrainën. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

Pamje: lirohen nga burgu vëllezërit Tate

Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

Itali: Presidenti i Senatit vë në rebelët që luftuan fashizmin dhe nazizmin

Edhe NATO ndaloi TikTok-un

Edhe NATO ndaloi TikTok-un

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni