Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mesazhi i koduar i fotos së Ilir Metës me kobure: precedenti me Ramën dhe rreziku i militarizimit të politikës

by te Sheshi
09/10/2017
in Kryesore, Politikë, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Mesazhi i koduar i fotos së Ilir Metës me kobure: precedenti me Ramën dhe rreziku i militarizimit të politikës

Një foto e çuditshme e Presidentit Ilir Meta është komentuar nga disa qarqe në vend si një mesazh i koduar nga kreu i shtetit ndaj një pjese të politikës apo qarqeve të caktuara antagoniste.

Nuk do të ishte marrë seriozisht nëse nuk do të ishte një foto pak a shumë e ngjashme edhe me një personazh tjetër të politikës shqiptare në një pozicion i përafërt.

Për çfarë është fjala?!

Ilir Kulla, një nga analistët dhe publiçistët e njohur që ka miqësi me Ilir Metën, publikoi disa foto në një poligon qitjeje, ku ai dhe Presidenti i Republikës shtinë disa plumba mbi një tabelë natyrisht mësimore.

Kulla theksonte në postimin e tij se “Konkurrencë e fortë me presidentin në tabelë, në poligon qitje. Ai mori një 10, e unë tre 9-ta!”.

Ky status u komentua menjëherë nga disa media afër LSI-së si një mesazh i koduar i Ilir Metës që i shpallte luftë kundërshtarëve të tij.

“’Armatoset’ Presidenti Ilir Meta. Cilin do të ‘qëllojë’?!”, e titulloi shkrimin Nikollë Lesi i Koha Jonë, i cili prej dy vjetësh ka një qëndrim dukshëm pro LSI-së dhe akuzator i Edi Ramës.

Ndërkohë që disa media të cilatjanë shumë akuzuese ndaj Ilir Metës, e komentuan foton si një mesazh kundër vettingut dhe përpjekjes për të kapur “peshqit e mëdhenj”.

Këto komente do të ishin marrë si ekzagjerim, nëse fotot nuk do të fshiheshin nga faqja e atij që e implantoi statusin dhe nëse nuk lidhet me një situatë të ngashme të disa muajve më parë.

Natyrisht ishim mjaft kohë para zgjedhjeve parlamentare dhe Edi Rama ishte vënë nën breshërinë e sulmeve agresive nga kundërshtarët e tij jashtë por edhe brenda mazhorancës.

Lulzim Basha kishte instaluar çadrën në bulevard dhe opozita kishte vetëm një kërkesë: largimin e Kryeministrit.

Edi Rama ia ktheu se nuk do të tërhiqet në asnjë moment, megjithëse deklaroi se donte dialog me opozitën për infrastrukturën zgjedhore.

Situata u përshkallëzua dhe disa media pranë LSI-së e acaruan gjendjen më shumë, duke dhënë një paralajmërim se do të ketë protesta të forta që do ta largojnë me forcë kreun e qeverisë nga selia ku punonte.

Në mesin e këtij debati, Edi Rama ndodhet në qytetin e Korçës dhe poston në rubrikën Photo of the Day, një imazh të tij në muzeun e ABC-së në Korçë ku në dorë kishte dyfekun e mbajtur nga një figurant që luante rolin e komitëve që ruanin Mësonjëtoren, një lloj “Kajoje” i ditëve tona.

Mesazhi i Edi Ramës me dyfek pati efekt tronditës. Kjo, si në komentet e faqes së Facebook të Ramës, por edhe në disa media opozitare.

Koha Jonë,  e cila kishte publikuar lajmet e trazirave për të rrëzuar edhe me dhunë qeverinë, e komentoi foton e Ramës me dyfekun e lidhur me gjalmë si një mesazh qartësisht i koduar lufte.

Nikollë Lesi, madje shkroi se Edi Rama po sakrifikon gjithçka, edhe stabilitetin e vendit për të ruajtur pushtetin.

Gjithsesi ngjarjet ndodhën ndryshe dhe Rama veproi përkundrejt parashikimeve duke bërë pakt edhe me Ilir Metën që e dërgoi në presidencë me votat e PS-së, edhe me Lulzim Bashën me të cilin ndau për dy muaj qeverinë  e vendit.

Kërkoi timonin vetëm dhe e mori, ndërsa sot politika është në kushte të reja.  Kështu që mesazhi i Ilir Metës, nëse ishte i tillë, kërciste dhe dukej paksa si në ajër, megjithëse në media flitet për hetime të thella nga ana e organeve të reja të drejtësisë mbi të gjithë VIP-at e politikës shqiptare.

Spartak Ngjela, nga sulmi ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës, ka futur në tavë edhe Edi Ramën vetë, duke shtuar kështu kakofoninë e diskutimeve që shpesh shkojnë drejt groteskut.

Por gjithsesi, mbajtja e një arme apo publikimi i një arme zjarri nga ana e politikanëve është natyrisht mundësi shumë e madhe për keqkuptim dhe keqintepretim.

Një intepretim i dyzuar për deklarata të ndryshme kanë hedhur benzinë në zjarret e ndezura nga politika, e jo më një instrument që vret e të merr jetën.

Nëse nuk është bërë me qëllim, padyshim që është bërë gabim dhe i rëndë madje.

Ndoshta është kuptuar kjo dhe është fshirë më pas fotoja e Metës me kobure duke e drejtuar diku dhe mirë është bërë.

Por edhe pse u fshi, debati u ndez e ndoshta edhe me dashje u intepretua me tone të ashpra.

Në të shkuarën ka pasur edhe politikanë të tjerë që bënin qitje para publikut, madje edhe një grua si Jozefina Topalli.

Kurse ka ende deputetë që mbajnë kobure në brez dhe herë pas here bëjnë qitje nëpër korije kur shkojnë në “takime me popullin” në ndonjë fshat të thellë.

Madje Saimir Tahiri, kur ishte Ministër i Brendshëm, edhe pse bëntë propagandë për të braktisur dhe dorëzuar armët, në një emision televiziv bëri një “lojë luftash” me armë të mbushura me bojë.

Veprime jo të pjekura natyrisht që kërkojnë reagimin e ashpër të shoqërisë, e cila ndërsa lufton dhunën verbale nëpër panelet e zhurmshme të përnatshme, duket të kundërshtojë ashpër koburet dhe dyfeqet në duart e politikanëve… /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze
Sociale & Shoqëri

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…
Diplomaci

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Next Post
Grabisnin me dhunë qytetarët te Liqeni Artificial, arrestohen 4 të rinjtë (video)

Grabisnin me dhunë qytetarët te Liqeni Artificial, arrestohen 4 të rinjtë (video)

Policia sekuestron skafin, trafikantët hedhin drogën në det dhe më pas…

Policia sekuestron skafin, trafikantët hedhin drogën në det dhe më pas…

Luan Rama i LSI-së sulmon ashpër Saimir Tahirin: lëri karshillëqet dhe reflekto

Radarët detarë, Rama i LSI: ja nisma që do të depozitojmë në Kuvend...

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni