Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mesazhet kontradiktore: si po komunikon Basha nga çadra…

by te Sheshi
28/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Mesazhet kontradiktore: si po komunikon Basha nga çadra…

Para 2 ditësh një dron u ngjit mbi Kryeministri. Në të ishte varur një parullë kundër qeverisë. Një gjetje e bukur për të tërhequr pak vëmendjen e mediave, por vetëm kaq. Nuk shkon më larg se ideja e Ballist Morinës që e hodhi dronin mbi stadiumin serb.

Një ditë më pas një gjetje tjetër spektakolare: mesazhe kundër qeverisë në murin e Kryeministrisë pikërisht mbi dritaren e Edi Ramës. Shumëkush ka menduar se kjo është bërë me leje të vetë të këtij të fundit si për t’a shfryrë rëndësinë e protestës.

Në përpjekje për të prodhuar çdo ditë nga një spektakël çadra e opozitës ka nisur të japë mesazhe kontradiktore ose të sforcohet në gjetjet e komunikimit me publikun.

Dhe jemi akoma në 10 ditët e para të saj…pritet të zgjasë gjatë, të paktën siç ka premtuar kryeopozitari Lulzim Basha.

10 ditë, 10 mesazhe, 10 kontradikta

Protesta nisi me një kërkesë bazë: qeveri teknike për zgjedhjet. Ky është i vetmi mesazh që vazhdon të artikulohet akoma nga Basha, por pa arritur të vijë duke u forcuar në opinionin publik dhe tek aktorët e tjerë; përkundrazi vazhdon të marrë heshtjen nga Meta dhe kundërshtim nga opozitarë të tjerë të qeverisë si Blushi apo Bojaxhi.

Idetë për të mbajtur kamerat ndezur në shesh ishin parapregatitur; një takim me gazetarët që mbështesin PD-në, ku Basha mori shkas për të sulmuar mediat tradicionale; një takim me disa eksponentë të të përndjekurve, nxjerrja e vajzës së Azem Hajdarit, takim me intelektualët pro PD-së, ku më i njohuri ishte Edmond Tupja, e deri tek fjalimi i gruas së Bashës.

Por lajmi i keq është lajm i mirë; dhe në vend që këto tentativa komunikimi të linin ndonjë gjurmë, ato u ngjanin më shumë spektakleve që bën kryeministri Rama me shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Por dhe ato kanë më shumë shikues pasi Rama e ka krijuar një format humori ku bën batuta si në një teatër të hapur.

E ndërsa lajmet më të lexuara mbi çadrën u bënë ato me aheng dhe pica në orët e vona, apo goditja me grusht e Kreshnik Spahiut, Basha bëri përpjekjen për të kthyer prozhektorët nga çadra e tij dhe ia arriti.

Thirrjet e tij për luftë në ditën e 6-të të protestës krijuan reagim të menjëhershëm në media dhe në publik, por rezultati nuk ishte ai që priste Basha. Në një masë të madhe reagimi ishte negativ dhe “Basha trim që do shponte goma e do të thyente xhama” tani duket vetëm një ëndërr e keqe e protestës. Ai madje e mohoi një ditë më pas të kishte bërë thirrje për luftë.

Kontradikta tjetër e mesazheve që vijnë nga protesta ka të bëjë me marrëdhënien e saj me ndërkombëtarët. Në një kohë kur asnjë zyrtar europian apo amerikan nuk ka dalë të thotë asnjë fjalë në mbështetje të kauzës opozitare, përkundrazi i bëjnë thirrje të shkojë në Kuvend, Basha thotë se fati i Shqipërisë është në duart e shqiptarëve e jo të të huajve.

Por nacionalizmi i tij është prapë kontradiktor sepse fill më pas kërkon mbështetje nga çdo i huaj që pranon të vijë në çadrën e tij. Kështu ftoi një politikan të ri nga CDU-ja gjermane që të mbante fjalim në çadër, ndërkohë që një eurodeputet gjerman, Knut Fleckenstein nuk pranoi as ta përshëndeste çadrën opozitare.

Kështu po bën dhe me Amerikën: del kundër ambasadorit amerikan në Tiranë, por dërgon Fatmir Mediun që të lobojë për mbështetjen e kongresmenëve amerikanë.

Së fundmi u shpall lëvizja MAGA, një kopjim i sloganit të Trump, Make America Great Again, vetëm se në rastin konkret bëhej fjalë për Shqipërinë (Albania). Por as kjo nuk po ngjit në opinion pasi dhe vetë Basha e di se me çfarë periudhe ta krahasojë Shqipërinë fantastike apo të madhe: me Zogun, komunizmin, apo me qeverisjen e parë të Berishës.

Në ditën e 11-të të protestës ai u takua me pensionistë dhe premtoi pensione jo më të ulta se 25 mijë lekë në muaj. Në ditët në vijim pritet të ketë ide të tjera komunikime me publikun për të tërhequr vëmendjen e opinionit dhe për t’i dhënë protestës imazhin e një proteste qytetare. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Shqipëria mposht Anglinë në futboll…në një miqësore dhe për 19-vjeçarë

Shqipëria mposht Anglinë në futboll...në një miqësore dhe për 19-vjeçarë

Lidhja mes bizeles dhe sistemit nervor

Lidhja mes bizeles dhe sistemit nervor

Komision për aferën CEZ degradon në përplasje  Balla sërish përplasje me Shkëlzen Berishën

Komision për aferën CEZ degradon në përplasje Balla sërish përplasje me Shkëlzen Berishën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni