Njeriu i Brukselit në Tiranë, ambasadori Luigi Soreca, përcolli mesazhin e një mbështetje të fortë europiane për Ballkanin Perëndimor në kuadër të krizës nga koronavirusi. Por bashkangjitur kësaj, në mesazhin e Soreca-s paralajmërohet dhe hapja e negociatave, sigurisht sapo virusi famëkeqë të lë vendin normalitetit.
“BE-ja është e gatshme të mbështesë #BallkaninPerëndimor, përfshirë Shqipërinë, në adresimin e shpërthimit COVID19.
Komisioni Evropian po shikon gjithashtu mundësitë për të ridrejtuar fondet PA.
Një vendim pozitiv për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të ishte një sinjal i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor”, shkuhet në një postim të tij në Twitter. /tesheshi.com/