Mark Hauptmann, deputet në Bundestag, ka reaguar pas qëndrimit të dy kolegëve të CDU/CSU, për mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve, si zgjidhje për krizën në Shqipëri.
Ditë më parë, qenë Johann David Wadephul, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU në Bundestag dhe njëherësh kreu i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor, si dhe Christian Schmidt, nga CSU, reporter për Shqipërinë në Komisionin e Punëve të Jashtme, të cilët thanë se palët politike në vend duhet të ulen në dialog për të zgjidhur krizën, duke parë dhe mundësinë e shtyrjes së datës së zgjedhjeve vendore.
Por për Mark Hauptmann, kjo kërkesë mund të vinte në dyshim sovranitetin e një vendi.
“Nuk është e zakonshme për ne të ndërhyjmë në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Si grup parlamentar, ne nuk kemi të drejtë të kërkojmë shtyrjen e zgjedhjeve në një shtet të pavarur.
De facto, kjo do të mund të konsiderohej si një kërkesë për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë dhe ligjin zgjedhor të vendit. Si pasojë do të lindnin pyetje mbi sovranitetin e një shteti të huaj. Stabiliteti demokratik po ashtu përfshin detyrimin për të respektuar rregullat e legjislacionit ndërkombëtar”, ka deklaruar Mark Hauptmann është pjesë e Bundestagut gjerman, që nga viti 2013. /tesheshi.com/