Boris Johnson ka filluar mandatin e tij si kryeministër duke mbledhur ekipin e tij. Bëhet me dije se Sajid Javid është i pari i emërimeve të reja të kabinetit, dhe ai është emëruar në pozitën e Ministrit të Financave, një pozitë kjo kyçe për myslimanin me prapavijë prej emigranti pakistanez.
Ndërsa pozitën e Ministres së Brendshme (Home Secretary) e mban Priti Patel. Ajo ishte sekretare për zhvillim ndërkombëtar nga viti 2016 deri në vitin 2017, por u detyrua të japë dorëheqjen për shkak të zbulimit të takimeve sekrete me qeverinë izraelite.
Johnson ndërkohë edhe në këto momente po premton se Mbretëria e Bashkuar do të largohet nga BE deri në 31 tetor. /tesheshi.com/