Kancelarja gjermane, Angela Merkel, fitoi në zgjedhjet e djeshme mandatin e katërt si kancelare, por rezultati ishte larg pritshmërive. Unioni CDU/CSU morri rreth 8 % më pak vota se zgjedhjet e 2013-ës, ndërsa socialdemokratët deklaruan qëndrimin në opozitë duke përjashtuar një koalicion të gjerë.
Votimet, mund të quhen surprizë për partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa pë Gjermaninë, e cila do të përfaqësohet në Bundestag, për herë të parë pas më shumë se 50 vitesh.
Tashmë, sfida e parë e Merkel është krijimi i një koalicioni, që me shumë gjasa do të jetë trepartiak, me Demokratët e Lirë dhe Partinë e Gjelbër.
Në një parlament të ndarë në gjashtë parti, procesi i formimit të qeverisë së koalicionit mund të zgjasë disa muaj.
Në deklarimet e para pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve kancelarja Angela Merkel u shpreh, se ka besim t’u prezantojë gjermanëve një qeveri të qendrueshme deri në Krishtlindje.
Pas fitores, kancelarja, ndonëse me një rënie në shifra rekord për CDU-në, u shpreh se e konsideron të mundshme, pavarësisht bisedimeve të vështira të koalicionit, që deri në Krishtlindje do të mund t’u prezantojë një qeveri të qendrueshme gjermanëve.
“Unë kam besim në përgjithësi. E përveç kësaj: prej shumë vitesh unë kam moton, që tek qetësia qendron forca”, tha kancelarja në kanalet televizive ARD dhe ZDF, ku ishin të pranishëm kryetarët e partive kryesore të Bundestagut. /tesheshi.com/