Kancelarja gjermane Angela Merkel dëshiron të diskutojë “kokë më kokë” me kryeministrin e ri britanik Boris Johnson për Brexit dhe çështje të tjera me interes të ndërsjellë në të ardhmen e afërt – tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert.
Takimi “do të mbahet së shpejti”, konfirmoi Seibert, por nuk tha një datë specifike për takimin, raporton DPA.
Të dy udhëheqësit do të marrin pjesë në samitin e G7 në Biarritz, Francë, i cili do të zhvillohet nga 24-26 gusht.
Johnson tha se ai o do të shkëpuste Mbretërinë e Bashkuar nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor, “ose do të vdesë”, kujton DPA.
Ai premtoi të largohej nga BE me ose pa një marrëveshje nëse blloku evropian nuk do të pajtohej për ndryshimet në marrëveshjen e vendosur nga paraardhësi i tij, Theresa May, por që u refuzua vazhdimisht nga parlamenti britanik.
Bashkimi Evropian nuk ka pranuar të bëjë ndonjë ndryshim, gjë që krijon shqetësime të mëdha lidhur me Brexit pa u pajtuar për pasojat e mundshme të rënda ekonomike dhe të tjera. /tesheshi.com/