Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur udhëheqësin rus Vladimir Putin fituesin e samitit të Normandisë mbajtur në Paris, shkruan Komersant.
“Sot ju fituat …”, citon gazeta e njohur ruse, fjalët e Merkel drejtuar Putinit.
Kancelarja e tha këtë ndërsa të dy po shkonin drejt një konference për shtyp në fundin e samitit.
Sipas gazetarëve, përfundimi u arrit “pa ndonjë gëzim të veçantë”.
Në përgjithësi, kancelarja ishte i kënaqur me rezultatet e takimit. Ndërsa ajo i tha gazetës Sueddeutsche Zeitung, se çështja ishte “bllokuar”.
Më 9 dhjetor u mbajt për herë të parë në tre vjet samiti i Normandisëme pjesëmarrjen e Vladimir Putin, Angela Merkel, Emannuel Macron dhe Volodymyr Zelensky.
Pas kësaj, u mbajt një takim midis Presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës. /tesheshi.com/