Kancelarja gjermane Angela Merkel ka promovuar mundësi të barabarta për të gjithë në vendin e saj, pavarësisht nga përkatësia etnike apo fetare.
“Nëse quhet Ana ose Aliona, Maks ose Muhammed, ai ose ajo duhet të kenë mundësinë të barabarta, që nga fëmijëria e hershme, më pas në shkollë, në punë dhe në përgjithësi në shoqëri”, tha Merkel duke folur në kremtimin e 70-vjetorit të Kushtetutës gjermane.
Merkel theksoi se ligjet në Gjermani siguruan me sukses kohezionin social duke promovuar integrimin dhe mbrojtjen e diversitetit shoqëror.
“Kjo na jep përgjigjen në pyetjen se më shumë se 80 milionë njerëz me të gjitha dallimet e tyre mund të jetojnë së bashku dhe mirë madje”, tha kancelarja gjermane.
Sipas të dhënave të fundit, një e katërta e 82 milionë banorëve të Gjermanisë ka origjinë emigratore. /tesheshi.com/