Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Merkato e mërzitshme politike në Kosovë: kalimi i ish-rektorit Gashi në PDK s’është prurje e re

by te Sheshi
16/11/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Merkato e mërzitshme politike në Kosovë: kalimi i ish-rektorit Gashi në PDK s’është prurje e re

Nga Blendi Gashi

Ndonëse afati kalimtar për transferimin e sportistëve në ligat më të forta evropiane hapet në muajin janar, partitë politike në Kosovë tashmë kanë nisur të bëjnë “transferet”, kuptohet jo të futbollistëve, por siç thonë të  “kuadrove” intelektuale.

Edhe pse zgjedhjet parlamentare janë të parapara të mbahen në muajin qershor të vitit 2018-të, kjo aspak nuk i pengon subjektet politike që të nisin “blerjet”, për të përforcuar radhët e tyre.

Goditjet e “mëdha” veç kanë filluar duke dhënë sinjal të qartë se zgjedhjet e përgjithshme janë të pashmangshme, andaj duhen “intelektualë të rinj”, jo pse ata i dëgjon kush, por për të thënë se partia e caktuar po rritet dhe kështu edhe do të rriten edhe në elektorat.

Partia Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga kryekuvendari Kadri Veseli, është e para nga partitë që tashmë ka prezantuar siç e quajnë një përforcim të “madh”.

foto-protesta

Bëhet fjalë për ish-rektorin e Universitetit të Prishtinës, njëherit ish-nënkryetarin e partisë së Behgjet Pacollit, AKR-së, pra, profesorin Ibrahim Gashi.

Ky i fundit u largua nga pozita e rektorit pas protestave të organizuata ndaj tij pasi një nga punimet e Gashi e botoi në një revistë fals në Indi.

Ja pse Ibrahim Gashi nuk është prurje e re në PDK

Pavarësisht se kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i organizoi një konferencë Ibrahim Gashit duke e prezantuar si prurje të re të partisë së tij, nëse shihen aktivitet e fundit të ish-rektorit, duhet thënë se kjo është e pavërtetë, jo vetëm për nga mosha por edhe nga pjesëmarrja në aktivitete.

ibrahim-gashii

Dy muaj pas dorëheqjes nga posti i rektorit, Gashi u pa të jetë tejet i lidhur me politikën, konkreitsht me PDK-në.

Gashi u pa tek bënte fushatë me ish kreun e PDK-së Hashim Thaçin dhe këtë parti në fshatin e tij të lindjes në Llapushnik të Drenasit, dhe figurat tjera të kësaj partie, Azem Sylën, Hajredin Kuçin etj

Por, se transferet politike bëhen kryekëput për interesa personale dhe jo që ndikojnë gjë në rritën e partisë e tregon më së miri rasti i Gashit.

Ish-nënkryetari i AKR-së, pesë vite më parë, PDK-në e kritikonte ashpër. Thoshte se PDK-ja ka ndikuar që të krijojë në edukim një sistem politik.

“Është i pashëm thellimi i politizimit në arsim, në politikën e pranimit të kuadrove, madje edhe të studentëve”, deklaronte Gashi sa ishte pjesë e AKR-së së Pacollit.

gashillapushnik

Por, kur tashmë është edhe zyrtarisht pjesë e PDK-së, ai thotë se është nder për të, të bashkohet në vizionin e lidershipit të partisë së Kadri Veselit dhe se do të angazhohet parreshtur në ndërtimin e mëtejmë të këtij vizioni.

Ai, në një intervistë dhënë për mediat kosovare ka thënë se zgjodhi PDK-në për ta vazhduar karrierën e tij politike për dy arsye: së pari, se PDK-në e konsideron parti kontribuuese të çlirimit, të pavarësimit dhe të konsolidimit të shtetit të Kosovës dhe, së dyti, pasi sot shumë çlirimtarë nga regjioni i Drenicës, që dhanë shumë për lirën dhe luftën, po akuzohen me akuza të sajuara.

Shtrohet pyetja çfarë kontributi dha dhe mund të  japë Ibrahim Gashi, pë vlerat e luftës çlirimtare dhe mbrojtjen e tyre?

Vërtetë e vështirë të thuhet se Gashi mund të kontribuoi diç për ish-komandatët e UÇK-së, dhe për më tepër kur tashmë ata janë dënuar me ca vite burgim.

“Aderim për t’iu kundërpërgjigjur LDK-së pas marrjes së Ramiz Kelmendit”

Sigurisht arsyet pse Ibrahim Gashi iu bashkua PDK-së janë vetëm karrieriste dhe jo gjë tjetër.

Duke parë se është një person që është mësuar të ulet në kolltuke të ndryshme, pra është fjala në pozita shtetërore, mund të konkludohet se ai i është bashkuar PDK-së për të arritur deri tek një post shtetëror qoftë ministri, zv.ministri apo edhe ambasadori.

Përkundër kësaj, PDK dhe vet Ibrahim Gashi nuk është mirë  të shesin moral kinse “bashkimi i tyre” ndodhi për të mirën e shtetit.

Parasëgjithash duhet theksuar se ky aderim po ndodh në një fazë kur zërat për shkuarje në zgjedhje të reja janë rritur tej mase dhe me gjasë, qytetarët në verën e ardhshme do t’iu drejtohen kutive të votimit.

Po ashtu është një kundërpërgjigje e PDK-së ndaj rivalit të saj më të madh LDK-së (e cila mori së fundmi biznesmenin Ramiz Kelmendi).

Megjithatë, duhet theksuar se të gjitha aderimet që bëjnë partitë politike në Kosovë kanë treguar se ato kryekëput ndodhin për interesa personale të caktuara, dhe kjo u dëshmua më së miri me bërjen e Ramiz Kelmendit zv.kryeministër vetëm dy ditë pasi ai u bë pjesë e LDK-së.

Padyshim se në ditët në vijim edhe partitë e tjera do të mundohet të sjellin “përforcime të mëdha”, në taborrin e tyre për t’iu hedhur hi syve qytetarëve se po marrin pranë tyre intelektual që do të kontribuojnë në rritën dhe zhvillimin e shtetit të Kosovës. /tesheshi.com/

Related Posts

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?
Kryesore

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri
Politikë

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse
Kryesore

Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

09/07/2025
Next Post
Folja “Unfriended”, më e vjetër se Facebook-u

Folja "Unfriended", më e vjetër se Facebook-u

Meta flet në emër të diplomës: Më shumë ekonomi dhe më pak politikë!

Meta flet në emër të diplomës: Më shumë ekonomi dhe më pak politikë!

Bob Dylan e mërzit sërish Akademinë e Nobelit: nuk do jetë në ceremoninë e çmimit

Bob Dylan e mërzit sërish Akademinë e Nobelit: nuk do jetë në ceremoninë e çmimit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

Krijesa pa Zot e pa zemër: ku i ka rrënjët terrori sionist në Palestinë?

09/07/2025
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni