Lewis Hamilton e ka fituar edhe një herë tjetër Çmimin e Madh të Kanadasë, garën e shtatë sezonale të Formulës 1.
Një garë që ka folur për Mercedes-in, në dominim të plotë në Montreal, mbase dhe nga problemet e dy pilotëve të Ferrari-t në fillim të garës, pasojë e nisjes jo të mirë për ta.
Ka qenë një pilotim i qetë për Hamilton-in, në kryesim nga xhiroja e parë e gjer në fund. Bottas e ka bashkëshoqëruar shokun e skuadrës, duke e përfunduar garën i dyti. Podiumin e ka plotësuar Ricciardo.
Vettel ka mbetur për herë të parë gjatë këtij sezoni jashtë podiumit, por ka mundur t’i limitojë dëmet e një gare në tatëpjetë me një pilotim të shkëlqyer që e ka ngjitur atë gjer në vend të katërt.
Dhjetëshen e parë në finish e plotësuan Peres, Ocon, Raikkonen, Hulkenberg, Stroll dhe Grosjean.
Në krye të renditjes vijon të jetë Vettel, me 141 pikë, ndjekur nga Hamilton, me 129 pikë. /tesheshi.com/