Mercedes-Benz ka zbuluar vizionin e tij për të ardhmen, një makinë luksoze elektrike
Version i ri i makinës super elegante Mercedes-Maybach 6 Cabriolet u zbulua të premten në Monterey Car Week në Kaliforni, si dizajni më i fundit i markës së makinave.
Makina mahnitëse me dy vende, e përshkruar nga Mercedes-Benz si e klasit të lartë, me sedilje prej lëkure me fije ari të bardha si kristal. Çdo buton është mjaft delikat i ndriçuar e ngjyrë blu.
Me një gjatësi prej 6 metrash kabrioleti ngjyrë blu ka një trup të lakuar dhe fuqi prej 750 kuaj-fuqi, me shpejtësi maksimale prej 250 kmh.
Ky model fantastik për fat të keq është vetëm një koncept për momentin./tesheshi.com/