Shkodra është gdhirë e tronditur mëngjesin e sotëm nga një vrasje e dyfishtë me armë zjarri.
Burhan Bercama, rreth 30 vjeç dhe një një grua që mendohet të jetë bashkëjetuesja e tij, janë gjetur të vrarë brenda një automjeti me targa AA006HA. Viktima mësohet se ka qenë ish-polic në Fushë – Arrëz dhe se ishte larguar nga radhët e uniformave blu para procesit të vettingut në polici.
Me ta ka qenë dhe fëmija i tyre 1 vjeç, por që ka shpëtuar pa lëndime.
“Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit, B. B. dhe bashkëjetuesja.
Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë. /tesheshi.com/