Ka shkaktuar një tragjedi të vërtetë përplasja e dy automjeteve në aksin Vlorë – Fier, mëngjesin e kësaj të premteje.
Pothuajse është shuar plotësisht një familje me katër anëtarë, pasi katër është numri i viktimave, mes tyre dy fëmijë.
Bëhet fjalë për një Toyota me targa greke ku ndodhej familja.
Ndërsa në automjetin tjetër tip Audi kanë qenë dy persona, të dy të plagosur rëndë. /tesheshi.com/