Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mendja i pëlqen sfidat – dhe disa pengesa në rrugën e saj mund të rrisin cilësinë e jetës

by te Sheshi
01/08/2017
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Shkencë & Jetë
Reading Time: 5 mins read
A A
Mendja i pëlqen sfidat – dhe disa pengesa në rrugën e saj mund të rrisin cilësinë e jetës

Jack White, ish- liderit të grupit muzikor, lp“White Stripes” dhe një figurë me ndikim mes muzikantëve më të rinj, i pëlqen t’ia bëjë vetes gjërat më të vështira. Ai përdor kitara të lira që nuk e ruajnë formën dhe as tingullin. Kur performon, i pozicionon instrumentet në mënyrë të tullë që me qëllim është e paleverdisshme, kështu që ndryshimi i vendit nga kitara tek organoja në mes të këngës krijon një nxitim marramendës përmes skenës. Përse? Për shkak se ai i ikën një sëmundjeje që ushqehet tek çdo artist: “lehtësia e përdorimit”. Kur të bësh muzikë bëhet shumë e lehtë, thotë White, bëhet më e vështirë të krijosh.

Një mendim i çuditshëm, megjithatë. Përse dikush do ta bënte punën e vet më të vështirë nga sa është? Por ne dimë se vështirësia mund të sjellë përfitime të papritura. Në vitin 1966, pasi Beatles kishin përfunduar punën për “Rubber Soul”, Paul McCartney shqyrtonte mundësinë e të shkuarit në Amerikë për regjistrimin e albumit të radhës. Pajisjet në studio amerikane ishin më të përparuara se gjithçka në Britani, gjë që i kishte shtyrë rivalët më të mëdhenj të Beatles, “Rolling Stones” ta regjistronin albumin e tyre më të fundit,  “Aftermath”, në Los Angeles. McCartney zbuloi se klauzolat kontraktuale e bënin të vështirë të ndiqnin shpejt shembullin e tyre dhe kështu grupi duhej të punonte me teknologjinë primitive të Abbey Road.

Fat i madh për ne. Përgjatë dy vjetëve në vijim, ata krijuan veprat e tyre me domethënëse, duke e shndërruar regjistrimin në studio në një instrument magjik në vetvete. Pikërisht për shkak se punonin me makineri të vjetëruara, George Martin dhe ekipi i tij u detyruan të aplikonin çdo grimcë të gjenialitetit të tyre për të zgjidhur problemet që u ngrinin Lennon dhe McCartney. Këngë si “Tomorrow Never Knows”, “Strawberry Fields Forever”, dhe “A Day in the Life” kishin efekte revolucionare që mahnitën edhe homologët amerikanë të ekipit.

Ndonjëherë, vetëm kur mundim një vështirësi ne kuptojmë se çfarë na ka sjellë ajo. Për më shumë se dy dekada, duke nisur nga vitet

1960,  poeti Ted Hughes ulej në një panel gjykimi të konkursit të poezisë për fëmijët e shkollës në Britani. Gjatë viteve 1980 ai vuri re rritjen e numrit të poemave të gjata mes hyrjeve në konkurrim, disa prej të cilave deri në 70 apo 80 faqe. Këto poema ishin verbalisht krijime, por gjithashtu “çuditërisht të mërzitshme”. Pasi hetoi pak, ai zbuloi se ato hartoheshin me anë të kompjuterit, e më pas gjenin rrugën për të hyrë në shtëpitë e njerëzve.

Mund të mendohet se çdo mjet që e ndihmon një shkrimtar të vendosë fjalët në letër do të ishte përparësi. Por mund të ketë kosto për një lehtësi të tillë. Në një intervistë me “Paris Review”

Hughes spekuloi se kur një person vendos lapsin në letër “përjeton rezistencën e tmerrshme të asaj çfarë ka ndodhur gjatë një viti, kur nuk dije fare të shkruaje”. Ndërsa truri përpiqet të detyrojë dorën e lëkundur t’i bindet, tensioni midis dy rezultateve dendësohet. Hiqe këtë rezistencë dh eke shumë gjasa të prodhosh një paçavure prej 70 faqesh,

Ka edhe mbështetje shkencore ndaj hipotezës së Hughes nga neuroshkenca moderne: një studim në universitetin e Uashingtonit gjeti se shkrimi me dorë aktivizon më shumë zona të trurit sesa të shkruarit me makinë, përfshi zona të të menduarit dhe të kujtesës.

Truri ynë përgjigjet më mirë ndaj vështirësive sesa ne imagjinojmë. Në shkolla, mësuesit dhe nxënësit ngjashëm supozojnë se nëse një koncept ka qenë i lehtë për t’u përvetësuar, atëherë mësimi ka qenë i suksesshëm. Por studime të shumta kanë gjetur tashmë se kur një material në klasë bëhet më i vështirë për t’u përthithur, nxënësit përfitojnë më shumë në terma afatgjatë dhe e kuptojnë më thellë.

Shkencëtarët nga universiteti i Amsterdamit së fundmi kryen eksperimente për të vëzhguar sesi vështirësitë apo pengesat ndikojnë proceset e të menduarit. Kërkuesit gjetën se kur njerëzit detyrohen të përballen me pengesa të papritura, ata reagojnë duke rritur “shkallën e perceptimit” – duke ndërmarrë një hap mendor pas për të kapur situatën më gjerë. Kur rrugën për në punë e gjen në rindërtim, duhet të mbash në mendje hartën e qytetit.

Ajo që aplikohet për poetët dhe muzikantët, aplikohet edhe në jetën e përditshme. Ne priremi të barazojmë lumturinë me lirinë, por, ashtu si psikoterapisti dhe shkrimtari Adam Phillips vë në dukje, pa pengesa ne e kemi të vështirë të dime se çfarë duam, apo se ku duam të drejtohemi. Ai tregon historinë e një pacienteje, nënë për herë të parë, që ankohej se djali i vet i vogël ngjitej pas saj, duke e kapur edhe pas gjunjëve kudo ku ajo shkonte. Ajo thoshte se nuk gjente një moment për veten për shkak se i biri, ia zinte gjithnjë kohën. Kur Phillips e pyeti se ku do të shkonte nëse  djali nuk do ia zinte rrugën, ajo u përgjigj tërë hare “Oh, do të dija se ku isha”.

Marrim një pengesë tjetër të zakonshme: mungesën e parave. Njerëzit shpesh mendojnë se më shumë para në xhep do i bënte më të lumtur. Por ekonomistët që studiojnë marrëdhënien midis parave dhe lumturisë, kanë gjetur në vijimësi se sipër një niveli të caktuar të ardhurash, paratë dhe lumturia nuk bashkërendohen mirë.

Pavarësisht lehtësisë me të cilën të pasurit mund të marrin pothuajse çdo gjë që dëshirojnë, ata janë po aq të palumtur sa edhe kalsat e mesme. Të paktën në këtë drejtim, F. Scott Fitzgerald e kishte gabim.

Në të vërtetë, lehtësia të arriturit të gjërave është problemi.

Bota e sotme ofron më shumë mundësi se kurrë për t’ia lehtësuar jetën vetes. Krahasuar me 100 vjet më parë, jetët tona janë më pak të kufizuara nga normat morale apo sociale apo kufizimet fizike. Teknologjia ka nxjerrë jashtë loje pjesën më të madhe të punës rraskapitëse dhe ne kemi më shumë liri se kurrë.

Pengesat janë duke u zhdukur kudo. Pak nga ne dëshirojna të kthejnë orën pas, por ndoshta ne kemi nevojë t’i kujtojmë vetes sesa të dobishme mund të jenë pengesat e drejta. Ndonjëherë rruga më e mirë drejt vetëpërmbushjes, është rruga e një rezistence më të madhe.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Rama në raprezaljen e radhës, heq drejtorët e spitaleve: i katandisët në stalla lopësh!

Zyra e Bashkëqeverisjes, Edi Rama ka një mesazh për aplikantët…

Ish-zyrtari i Bush,  Christopher Wray zgjidhet kreu i ri i FBI-së

Ish-zyrtari i Bush,  Christopher Wray zgjidhet kreu i ri i FBI-së

Policia qëllon me armë kundër një shpërndarësi droge, detajet mbi ngjarjen në Tiranë

Policia qëllon me armë kundër një shpërndarësi droge, detajet mbi ngjarjen në Tiranë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni