Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mendja e diktatorëve: jeta klaustrofobike e Stalinit dhe “idiotët e dobishëm” të Maos

by te Sheshi
21/04/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 3 mins read
A A
Mendja e diktatorëve: jeta klaustrofobike e Stalinit dhe “idiotët e dobishëm” të Maos

Pesë libra që futen brenda mendjes së diktatorëve: jetën klaustrofobike të Stalinit në Kremlin, fushatën e dështuar të Musolinit kundër Mickey Mouse, dhe sesi Jean-Paul Sartre u shndërrua në një prej “idiotëve të dobishëm” të Maos.

Edhe pse Stalini ishte për dekada, lideri suprem i vendit më të madh mbi tokë, ai pa shumë pak nga perandoria e tij, pasi rrallë largohej përtej mureve të Kremlinit. Në vend të shëtitjeve nëpër vendin e tij, ai e përjetonte Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike së pari si një seri tekstesh që dorëzoheshin në tryezën e tij çdo ditë. Në librin “Bota e Stalinit: sundimi i ligjit sovjetik”, autorët Sarah Davies dhe James Harris rindërtojnë realitetin e tij klaustrofobik mendjengushtë përmes një studimi të përpiktë të arkivës, duke hedhur dritë mbi veprimet e përditshme të tij në drejtim të një shteti masiv totalitarist. Libri portretizon diktatorin si një super burokrat monstruoz, që shfletonte pa pushim dokumente.

RJB Bosworth ka një qasje shumë të ndryshme në trajtimin e Italisë së Musolinit. Përmes grumbullimit mbresëlënës të detajeve, ai e përfshin lexuesin në një rindërtim të jetës së përditshme nën diktaturën fashiste. Rezultatet janë të habitshme: pak e dinë se çereku i popullsisë hebreje të Italisë ishte anëtare e Partisë Kombëtare Fashiste deri në vitet 1930 apo që Topolino (Mickey Mouse) shihej si ndikim korruptues tek të rinjtë italianë. Dhe megjithatë, edhe vetë fëmijët e Musolinit lexonin librat e ilustruar me brejtësin amerikan; madje edhe në vetë mjedisin shtëpiak të Duçes, eksperimenti i tij politik ishte dështim.

Bota e Stalinit është shumë intensive dhe Italia e Musolinit është shumë i gjatë –karakteristika të përbashkëta të librave për diktaturat. “Hijet kineze” të Simon Leys ka ndërkaq, rreth 200 faqe të shkruara me elegancë dhe megjithatë futet me saktësi në zemrën e revolucionit kulturor të regjimit të Maos. Leys ekspozon djallëzinë shkatërrimtare të regjimit të Maos në një kohë kur “idiotë të dobishëm” nga Jean-Paul Sartre deri tek Shirley MacLaine thurrnin lavde për të në Perëndim. Narrativa e tij shkrin përsiatje nga udhëtimet e veta në Kinë me një erudicion të thellë por jo të rëndë. Një moment Leys analizon thëniet e kryetarit Mao CeDun, momentin tjetër ai kthehet pas në pararendësin e tij të shekullit të 14-të, Ming Ta kao.

Amerika Latine ka duruar shumë tiranë me një variacion të gjerë të llojit të diktatorit. Nga të gjithë shembujt e famshëm të kategorisë, më mbresëlënës duket libri i Augusto Roa Bastos’s I, “Supremi”. Libri i vitit 1974 mundëson një rrëfim letrar për diktatorin paraguajan të shekullit të 19-të,  José Gaspar Rodríguez de Francia y Velasco, përndryshe Dr Francia, përndryshe “Supremi”, i cili sundoi mbi kombin midis viteve 1814 dhe 1840.

Interesimi i autorit nga Paraguaji për Supremin nuk është thjeshtësisht historik: Bastos e shkroi romanin ndërsa Paraguaji vuante nën një tjetër diktator, Alfredo Stroessner Matiauda. Sidoqoftë, libri nuk është thjesht alegori, në të ka një meditim të thellë për pushtetin dhe gjuhën.

Dhe në fund, libri i pestë shfaqet tërësisht ndryshe: “Arabi i së Ardhmes” nga Riad Sattouf. Të gjithë e dinë se kultet e personalitetit janë të çuditshme, por kjo habi shfaqet ndryshe nga perspektiva e një fëmije. Sattouf përjetoi vetë si Libinë e Gedafit ashtu edhe Sirinë e Hafez al-Assad, ndërsa ishte ende djalë i vogël. Fëmijët nuk kalojnë shumë kohë duke reflektuar mbi totalitarizmin, por ata formojnë përshtypje të fuqishme. Përshkrimi i tij i thjeshtë i të jetuarit në një ndërtesë pothuajse të braktisur për shtetasit e huaj në Libi, apo sesi shihte në televizion Assad tek falej janë lloji i detajeve të vogla banale që do të humbnin domethënien e tyre të shkruara në prozë. Të kapura brenda panelit të karikaturave, sidoqoftë, ato ruajnë një rezonancë të shndritshme që endet në mendje edhe pasi mbaron librin.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Rrahje mes policëve serb në Veri të Mitrovicës, lëndohet rëndë njëri prej tyre

Rrahje mes policëve serb në Veri të Mitrovicës, lëndohet rëndë njëri prej tyre

“Times” përzgjedh edhe këtë vit femrën me më shumë ndikim në botë. Ja cila është ajo…

"Times" përzgjedh edhe këtë vit femrën me më shumë ndikim në botë. Ja cila është ajo...

Shkollat serbe në Kosovë, me “zemrën” në Beograd: aty ku mësojnë zi e ma zi për shqiptarët

Shkollat serbe në Kosovë, me “zemrën” në Beograd: aty ku mësojnë zi e ma zi për shqiptarët

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni