Më shumë se 260 delfinë janë bllokuar për katër muajt e fundit në bregun e Gjirit të Meksikës, midis shteteve federale të Floridës dhe Luizianës.
CNN ka njoftuar se ekspertët kanë konfirmuar se mes 1 shkurtit dhe 31 majit, të paktën 261 sosh u bllokuan në breg, ku 98 për qind prej tyre kanë ngordhur.
Ata e përshkruan këtë si një rast të jashtëzakonshëm, duke deklaruar se numri i delfinëve të ngordhur është tre herë më i madh se mesatarja e përgjithshme deri tani.
Dyshimet janë se shkak i këtij bllokimi të tyre në breg, e më pas ngordhja, ka ardhur nga rënia e e nivelit të kripës në oqean. Një tjetër shkak i mundshëm është rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës në vitin 2010. /tesheshi.com/