Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Mehajt e Prekazit: pse i jemi futur politikës dhe pse krah Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt

by te Sheshi
22/12/2017
in Intervista, Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Mehajt e Prekazit: pse i jemi futur politikës dhe pse krah Jakup Krasniqit e Fatmir Limajt

Familja e heronjve Tahir e Nebih Meha nga Prekazi, e zhgënjyer me mënyrën si kanë shkuar punët nga mbarimi i luftës, së fundmi janë kyçur në politikë, siç thonë për të dhënë kontributin që gjërat të ndryshojnë pozitivisht.

Kjo familje heroike vendosi të bashkohen me NISMA-n e Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit. Përfaqësues i familjes, Ilir Meha thotë se ju bashkuan kësaj partie duke i besuar lidershipit të dy ish-përfaqësuesve të lartë të UÇK-së, por njëkohësisht thotë se tek NISMA kanë gjetur hapësirën për të shprehur lirshëm mendimin.

Meha, në një intervistë për tesheshi.com flet për kontributin që do jep në NISMA, për situatën politike, për atë sa respektohen familjet e heronjve si dhe për Bekim Jasharin, kryetarin e ri të Skenderajt.

 Intervistoi: Blendi Gashi

Familja juaj Meha nga Prekazi heroik ka dhënë shumë për vendin. Së fundit vendosët të bëheni pjesë aktive e politikës. Pse e morët këtë vendim?

Familja Meha nuk është familje thjeshtë e Prekazit e Drenicës por ka qenë frymëzim në katër breza në të gjitha luftërat për çlirim duke filluar prej Emin Latit,Nebih Meha si birë i Emin Latit, Tahri Nebih Meha dhe në luftën e fundit Beqir Nebih Meha ku unë Ilir Beqir Meha jam direkt trashëgimtar krenar me rrënjën time sikur qe janë krenar kombi ynë i shtrenjtë.

Komandanti Legjendar Adem Jashari ishte betuar mbi varrin e Tahir e Nebih Meha se do ta vazhdoi luftën për liri. Ne si pasardhës duke pritur mbi 18 vjet qe shteti jonë të forcohet dhe zhvillohet nuk e kemi parë shumë të domosdoshme kyçjen në beteja politike. Por duke përcjellë me vëmendje gjendjen aktuale, ne si familje kemi vërejtur se programet e shumë partive dhe qëllimet për të cilat po trumbetojnë po dalin farse e mashtrime.

Ju pasardhësit e patriotëve Tahir e Nebih Meha vendosët t’i bashkoheni partisë NISMA për Kosovën. Pse zgjodhët pikërisht këtë parti e jo ndonjë tjetër?

Te Nisma për Kosovën familja jonë ka gjetur hapësirën, demokracinë e brendshme, mendimin e lirë e mbi të gjitha një parim të saj si parti, që fjala e mbajtur është përmbushje e programit. Pra janë këto arsyet pse aderova në Nisma për Kosovën, gjjithësesi duke i besuar fuqishëm liderishipit  të saj Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqit.

Si familje e zgjodhëm Nismën për të vetmen arsye, që në program dhe parime e ka solidaritetin e barazinë dhe fjalën e urtë dhe të lirë pa urrejtje për askënd.

Cili do jetë kontributi juaj në parti? A do merrni me forcimin e NISMA-s në rajonin e Drenicës?

Unë do të jem shumë aktiv që të jap maksimumin jo vetëm që Nisma të rritet e forcohet, por direkt me programin e Nisma-s të forcohet edhe shteti ligjor. Qëllimi im kryesor i angazhimit tim në Nisma është që me forcimin e shtetit e ekonomisë e mirëqenies ta qojmë në vend sakrificën e shumë brezave dëshmorëve të kombit.

Sipas jush në ç’gjendje është sot politika kosovare? A jeni të zhgënjyer me rrugëtimin e saj nga paslufta?

Pikërisht gjendja e rëndë politike, përçarjet, urrejtja, burgosjet, shantazhet, korrupsioni, dobësimi i Kosovës në sytë e Evropës e Botës më ka shtyrë që të hyj në këtë betejë politike. Pasiviteti e mbytë të ardhmen, lufta me pushkë ka përfunduar, frytet e saj i ruajmë dhe i avancojmë me dije e diplomaci në tavolinë.

Shqiptarët gjithmonë i kanë zvogëluar frytet e luftës me diplomaci, sot duhet të ecim përpara me politikë të mirëfilltë me njerëz të dijes, të mençur dhe të guximshëm në mbrojtje të interesit të Kosovës, pasi në këto 7 vite ka pasur vetëm dështime.

Të kalojmë në një temë tjetër. A po respektohen apo janë lënë anash familjet e shumë heronjve?

Fatkeqësisht ka harrim ka nënvlerësim, selektim për t’i ndarë dëshmorët në krahë politikë dhe sipas periudhave kohor. Edhe kjo ka qenë një motiv shtesë që të angazhohem në beteja politike. Dëshmorët s’kanë parti, ata parti e kanë shtetin e fortë që s’po bëhet ende, por ka për tu bërë.

Sa është zhvilluar rajoni i Drenicës pas pasluftës? Si është gjendja e fshatrave? A ka nevojë që më shumë të ndihet dora e shtetit?

Unë nuk e shoh Kosovën përmes rajonit të Drenicës, unë dua që Kosova të zhvillohet komplet në mënyrë të barabartë sipas kushteve që ofron shteti, buxheti e pasuritë natyrore.

Komuna e Skenderajt në katër vitet e ardhshme do udhëhiqet nga Bekimi, djali i Hamzë Jasharit. Si e keni pritur kandidaturën e tij dhe ç’punë prisni ?

Asnjë shqiptarë i pastër s’mund ta ketë pritur ndryshe pos me gëzim kandidimin e Bekim Hamëz Jasharit. Bekim Hamëz Jasharit i uroj shumë suksese dhe shëndet në detyren që posa e morri, por do të jetë sfidë e madhe qëndrimi i tij karshi të gjithë qytetarëve pa dallime politike.

Tash unë si pjesë e Nisma që përfaqësohemi me një asambleistë dhe si Degë e Nisma-s do t’i përcjellim zhvillimet komunale dhe do të kritikojmë apo vlerësojmë sipas qasjes dhe vendimeve e qëndrimeve të kryetarit. /tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
Rikthehen kokëçarjet për Madridin: katalani problematik Carles Puigdemont fiton zgjedhjet rajonale

Rikthehen kokëçarjet për Madridin: katalani problematik Carles Puigdemont fiton zgjedhjet rajonale

Niseni mëngjesin me një gotë ujë të ngrohtë dhe mrekullia do ndodhë me trupin tuaj

Niseni mëngjesin me një gotë ujë të ngrohtë dhe mrekullia do ndodhë me trupin tuaj

“Fjalët e ndaluara”: nga administrata Trump deri tek përplasjet për referencat gjinore në Europë

“Fjalët e ndaluara”: nga administrata Trump deri tek përplasjet për referencat gjinore në Europë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni