Mediat serbe sulmojnë ashpër Edi Ramën, i cili deklaroi një ditë më parë nga Prishtina se ishte e gabuar pafajësia e Vojislav Sheshelit nga Gjykata e Hagës.
Gazeta nacionaliste serbe, Politika thekson se “Rama kondicionon Gjykatën Ndërkombëtare duke i bërë presion që të mos ngrejë padi kundër komandantëve të UÇK-së”. Ndërkaq gazeta e moderuar “Danas”, citon agjencinë e lajmeve “Beta”, sipas të cilës Rama kundërshton pafajësinë e Sheshelit dhe kundërshton akuzat që mund të ngrejë Gjykata Speciale.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, në intervistën e dhënë në emisionin e Baton Haxhiut në “Klan Kosova”, theksoi se pafajësia e liderit paramilitar të serbëve tregon se Gjykata e Hagës e ka një problem.
“Ka motive për të menduar se ka një gjë që nuk shkon kur lirohet Sheshel dhe rritën akuzat ndaj komandantëve të UÇK-së, deklaroi Rama./tesheshi.com/