Dy gazetat e mëdha italiane La Repubblica dhe Gazzetta dello Sport kanë vënë në krye të lajmeve të tyre sportive kualifikimin e Shqipërisë në kampionatin Europian e natyrisht suksesit të Ganni de Biassit, italianit të tyre.
Duke folur për gazzetta, De Biassi e quan arritjen më të madhe të karrierës së tij, ndërsa ka ndërhyrë dhe Igli tare, Drejtori Teknik i Lazio-s, i cili siç thotë gazetari i mallëngjyer thotë: sa do të desha të isha 15 vjet më i ri e të isha në fushë. Tare nuk kursen eloshet për trajnerin Italian që e quan një lider të madh dhe shton se italianët e kuptojnë shumë mirë mentalitetin shqiptar. Dhe këtë fakt e thekson edhe vetë De Biasi i cili u sqaron italianëve se Shqipëria nuk është thjesht brenda kufijve të Republikës por: “aty ku ka shqiptarë në Ballkan por edhe në diasporë ku rreh zemra kuqezi”./tesheshi.com/